15/06/2024

Humbën në Prishtinë, Thaqi thotë se do të fitojnë në Kazakistan

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ballkani u mposht 2-1 nga Astana në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Armend Thaqi ka thënë se ata pësuan humbje në Prishtinë, por që do të synojnë të fitojnë në Kazakistan.

“E kemi ditur prej fillimit se do të jetë ndeshje e vështirë sepse Astana edhe ekip i përgatitur shumë në aspektin fizik”, ka thënë fillimisht mbrojtësi i Ballkanit për ArtSport.

“E filluam keq ndeshjen, u rikthyem por prapë pësuam golin e dytë. Nuk u dorëzuam dhe luftuam por nuk arritëm ta fitojmë ndeshjen”.

“Jemi në garë për kualifikim dhe do të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme që na presin në grup. Kemi kohë edhe dy javë dhe do të përgatitemi të shkojmë atje për të fituar dhe ta mbajmë veten në garë.

“Kjo humbje na ka ulur pak moralin, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund. Humbje na lë një shije te keqe edhe pse kundërshtari i fortë, por duhet ta pranojmë fatin dhe realitetin dhe të bëhemi edhe më gati”.

“Jemi në garë dhe do të luftojmë edhe pse nuk jemi favorit për ta kaluar grupin dhe për këtë duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, ka shtuar më tej Thaqi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...