17/06/2024

Haxhinjtë vazhdojnë të mbërrijnë në Arabinë Saudite për sezonin e Haxhit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Haxhinjtë kanë vazhduar të mbërrijnë në Arabinë Saudite për fillimin e sezonit të Haxhit të këtij viti.

Të dielën, Guvernatori i Rajoneve të Kufijve Verior, Princi Fasil bin Khalid bin Sultan bin Abdulaziz, mirëpriti haxhinjtë irakianë që mbërritën në portin tokësor Jdeidet Arar ku ai po inspektonte zonën.

Disa grupe të tjera të haxhinjve nga e gjithë bota, duke përfshirë Iranin, Pakistanin dhe Turqinë, kanë mbërritur në aeroporte dhe kufij, ku janë pritur me lule, ujë Zemzem, ushqime të lehta dhe më shumë.

Ministria e Çështjeve Islame, Davetit dhe Udhëzimit caktoi disa predikues anembanë Mbretërisë në vendet e mbërritjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të haxhinjëve rreth ritualeve të Haxhit dhe për të siguruar burime informacioni.

Rreth 2.6 milionë haxhinjë pritet të marrin pjesë në sezonin e Haxhit të këtij viti. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...