12/12/2024

Hetimi i krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Sveçla dhe Haxhiu vizitojnë Policinë e Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, së bashku me stafin e lartë menaxhues, pritën në takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se fokusi i vizitës së ministrave, përveç tjerash, ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi
i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...