17/07/2024

Berisha merr zyrtarisht vulën e PD-së, reagon Ambasada e SHBA-së në Tiranë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ambasada e SHBA ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe shtojnë se nuk do të bashkëpunojnë me persona të shpallur ‘non grata’.

Ata i bëjnë apel të gjithë politikanëve të tjerë që të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të sanksionuar nga SHBA.

Sipas Ambasadës, lufta kundër korrupsionit është çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-të.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...