Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se, SHBA-të, nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022.
Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së, që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”.
”SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike”.