14/11/2024

Familjet e pengjeve izraelite të zemëruar me Netanyahun thonë se, Hamasi ua ktheu pengjet e jo ai

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Disa familje kanë filluar të humbin durimin me qeverinë e Netanyahut.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar me familjarët e pengjeve të liruara nga Gaza, takim ky i cilësuar nga mediat izraelite me plot tension, raporton Al Jazeera.

Takimi i të martës është mbajtur në pikën e luftimeve në Rripin e Gazës të pushtuar.

Izraeli ka njoftuar se rreth 138 pengje vazhdojnë të mbeten në atë territor. E disa familjarë që shkuan në takim patën vetëm një qëllim, të kritikojnë qeverinë izraelite.

Dani Miran, djali i të cilit Omri është në mesin e pengjeve, ka thënë se ishte aq shumë i nervozuar sa që ka dalë nga takimi.

“Unë nuk do të hyj në detajet e asaj çfarë u diskutua, por e gjithë kjo shfaqje ishte e shëmtuar, fyese, e çrregullt”, tha ai për Channel 13 të Izraelit, duke thënë se qeveria kishte bërë një “farsë” prej saj.

Izraeli tërhoqi negociatorët nga Katari më 2 dhjetor, duke thënë se ata kishin arritur në një “ngërç” pasi nuk arritën të bënin përparim në bisedimet që synonin të siguronin një pauzë tjetër.

Pas kësaj, Hamasi tha se nuk do të lirojë më pengje derisa të përfundojë lufta në Gaza. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...