18/06/2024

Hovenier: SHBA-ja nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e mbështesin as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Këtë qëndrim në emër të Uashingtonit, e bëri të ditur në mërkurën në Prishtinë, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në një takim me gazetarë.

Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti në Ballkanin Perëndimor.

Ky reagim i diplomatit vjen pas zhvillimeve që pasuan vizitën e kryeministrit Kosovar, Albin Kurtit, në Maqedoninë e Veriut, e cila nxiti reagime të bartësve të institucioneve për shkak të disa simboleve që promovonin shtetin etnik të shqiptarëve.

Takimi i Hovenierit me gazetarët ka përfunduar pak çaste më parë, dhe Klan Kosova do t’ju mbaj të informuar edhe për qëndrime të tjera të amerikanit lidhur me zhvillimet në dhe rreth Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...