19/09/2024

Hovenier: Shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk përkrahin asnjë ndryshim të statusit të urës së Ibrit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, në një prononcim për media pas takimit ka deklaruar se shtetet e QUINT-it në konsultim me NATO-n, nuk e përkrahin asnjë ndërrim të statusit të urës së Ibrit.

Ndryshe, ky reagim vjen pas paralajmërimeve të zyrtarëve qeveritar të Kosovës se po punohet drejt hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Ura mbi lumin Ibër e cila simbolizon ndarjen e qytetin të Mitrovicës është e hapur vetëm për këmbësorë.

Në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ekziston marrëveshja e cila parasheh hapjen e saj edhe për trafik.

Sipas qeverisë së Kosovës, hapja e urës do të siguronte liri të lëvizjes për të gjithë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...