Misioni i KFOR-it në Kosovë njofton se dje në orën 15:30, një ushtar i Ushtrisë Italiane i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë ishte viktimë e një aksidenti rrugor në rrugën që lidh komunën e Pejës dhe Klinës.
“Dje rreth orës 16:50 ka ndodhur vdekja e ushtarit. Në mjetin e përfshirë në aksident ndodhej edhe një tjetër ushtar i cili u transportua në një gjendje të vetëdijshme dhe të qëndrueshme në Camp Villaggio Italia me ambulancë, dhe më pas u dërgua në spitali ushtarak në Camp Film City për kontrolle të mëtejshme”, thuhet në komunikatë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan ULUTAŞ, shprehu ngushëllimet e tij: “Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtarit të plagosur”.
Aktualisht Policia Ushtarake Ndërkombëtare po heton shkakun e aksidentit me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.\Top Cannel\