Ditën e sotme pritet botimi në fletoren zyrtare i ligjit të ri për Policinë e Shtetit.
Ky ligj parashikon që efektivët të cilët kanë kryer 30 vite shërbim në Policinë e Shtetit, do të mund të mbyllin karrierën e tyre në moshën 55-vjeçare.
Pas mbylljes së karrierës, ata do të përfitojnë 70 për qind të pagës deri në daljen përfundimtare në pension.
Gjithashtu parashikohet që për çdo vit shërbimi mbi 30 vjet, masa e trajtimit rritet me 1 për qind të pagës, por nuk duhet të kalojë 80% të saj.
Ligji i ri i Policisë synon rifreskimin e trupës policore dhe kostot pritet të përballohen nga buxheti i shtetit.
Po ashtu ditën e sotme nis aplikimi për të gjitha ata që duan të garojnë për drejtues qarku apo drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. /Telegrafi/