18/06/2024

Ibrahimi: Ministria e Arsimit po merr vendime pa u konsultuar me komunat

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se Ministria e Arsimit nuk i ka konsultuar fare komunat rreth mundësisë që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre dhe ata të rimbursohen më pas nga Qeveria.
Sipas Ibrahimit , ky vendim është arbitrar.

Përmes një komunikate, Ibrahimi ka thënë se MASHTI e ka obligim Ligjor që t’i siguroj tekstet shkollore për nxënësit që vijojnë mësimin e obliguar.

“Kush garanton se mjetet do të shpërndahen saktë në llogaritë e prindërve kur dihet se shumë prindër mund të mos kenë llogari bankare? Si do të përzgjedhen tekstet e shkollave nga ana e prindërve (fjala është për shtëpitë botuese)? Çka nëse një libër ka qenë i kontraktuar të shtypet për 5 euro e që po të njëjtin libër prindërit duhet ta paguajnë në librari 7 euro?”
“Çfarë mase ka paraparë MASHTI që të jetë i sigurt se nxënësit do t’i blejnë të gjitha tekstet shkollore të parapara? Ka komuna që nuk kanë librari fare. Këto janë problemet që MASHTI është dashur t’I diskutojë me komunat përpara se të sjellë vendime të tilla”, ka thënë Ibrahimi.

Tutje ai ka shtuar se do ta kenë një takim me ministren Nagavci për të folur rreth këtij vendimi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...