25/02/2024

Ikja e punëtorëve jashtë vendit, shkalla e papunësisë bie 11.5%

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shkalla e papunësisë në Kosovë është në 11.5 përqind.  Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 20.1%, ndërtimtaria 10.7%, arsimin me 10.3%, prodhimi me 9.2%, administrata publike dhe mbrojtja me 8.5%, etj.

Sipas të dhënave të ASK-së, rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë  (1 160 664) janë popullsi në moshë pune (45 387 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak).

Persona aktiv ishin 7 413 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Persona joaktiv ishin 37 974 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Persona të punësuar ishin 17 090 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Persona të papunësuar ishin 24 503 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Përqindja e meshkujve të punësuar ishte 4.9% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse përqindja e femrave të punësuara ishte 0.6% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e punësimit ishte 2.7% më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-5.1%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kurse tek të rinjtë (15-24 vjeç), shkalla e papunësisë ishte më e ulët për (-14.2%) sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë

Shkalla e jo-aktivitetit vazhdon të mbetet  mjaft e lartë (60.5 %) më e ulët (-0.9%), krahasuar me në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkalla e jo-aktivitetit tek femrat ishte shumë e theksuar  me 77.2 %, krahasuar me meshkujt, 43.2 %.

Tregtia, ndërtimtaria dhe arsimi prijnë me punësim

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 20.1%, ndërtimtaria 10.7%, arsimin me 10.3%, prodhimi me 9.2%, administrata publike dhe mbrojtja me 8.5%, etj.

Femrat ishin të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.8% të tyre. Ndërsa, meshkujt ishin kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë, prodhimit, administratë publike dhe mbrojta, aktivitete akomodimi dhe shërbimesh, me 61.2%

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...