Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se strategjia e sigurisë kombëtare do duhet t’i nënshtrohej debatit.
Ai doli në deklaratë pas rrëzimit me 75 vota kundër të amendamentit të tij ku kërkoi që 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit të shkonin për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës.
A përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi dhe sabotimi i integritetit territorial të Kosovës, si ato në Banjskë? Është e pafalshme që kjo pyetje vetëm 6 muaj pas sulmit në Banjskë nuk shtrohet. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare te Shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave mbrojtëse të Kosovës? A ka në dorë Shqipëria të bëjë diçka për ti ardhur në ndihmë Kosovës? A duhet të bëjmë diçka që Kosova të marrë sinjalin që Shqipëria nuk po fërkohen duart, por po kontribuon”,-tha Lulzim Basha.