12/10/2024

Indeksi i korrupsionit, TI: Shqipëria ka fituar pikë nga sistemi i drejtësisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shqipëria është përmirësuar në indeksin e korrupsionit, për shkak të punës që kanë bërë organet e drejtësisë në vend.

Me këtë argument shoqërohet komenti i Transparency International për indeksin e korrupsionit, ku Shqipëria ka marrë 37 pikë nga 100 gjithsej. Sipas raportit, vendi ynë po shënon përmirësim në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit në nivelet e larta drejtuese, dhe kjo meritë duket se i shkon punës së prokurisë së posaçme, SPAK.

Megjithatë, përparimi në këtë drejtim varet nga zbatimi i mëtejshëm i legjislacionit të drejtësisë penale dhe sigurimi i mbikëqyrjes efektive ndaj degës ekzekutive, vazhdon komenti.

Transparency International thotë se vendimi për krijimin e një organi të ri ngarkuar me luftën kundër korrupsionit, shoqërohet me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit.

Kjo nuk mund të arrihet nëse parlamenti nuk ka autonomi më të fortë dhe organizatat e shoqërisë civile e mediat të mund të kryejnë punën e tyre pa pengesa nga autoritetet.

Në vitin 2022 Shqipëria kishte 36 pikë, ndërsa brenda një dekade, vendi ynë ka bërë progres, duke u përmirësuar me 4 pikë.

Në rang global, Transparency International thotë se bota po përjeton rënie në funksionimin e sistemeve të drejtësisë dhe shtetet që kanë sisteme të dobëta drejtësie kanë nivele të larta korrupsioni.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...