24/06/2025

Kreu i inteligjencës së brendshme izraelite viziton Kajron lidhur me tensionet me Egjiptin

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qeveria e Tel Avivit kërkon të kontrollojë “Korridorin e Filadelfit” vijës kufitare mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit ndërsa Kajro e kundërshton këtë.

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Brendshme Izraelite Shin-Bet (Shabak), Ronen Bar ka vizituar Kajron për të diskutuar tensionin e përjetuar me Egjiptin pas sulmeve ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Faqja e lajmeve “Axios” e cila publikon në SHBA, ka shkruar se Bar dje u takua në Kajro me kreun e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamel. Ka tërhequr vëmendjen se vizita e Bar erdhi pas tensionit të rritur mes dy vendeve dhe pasi në rend dite erdhi plani i Izraelit për të dërguar ushtarë në qytetin Rafah të Gazës dhe Korridorin e Filadelfit.

Bëhet e ditur se në bisedën e Kamel dhe Bar u diskutuan sulmet e ushtrisë izraelite në zonat e Gazës në afërsi të kufirit të Egjiptit. Theksohet se në takim u diskutuan edhe planet për të ardhmen e rajonit pas sulmeve izraelite në Gaza.

Ishte njoftuar se tensioni mes Tel Avivit dhe Kajros u rrit pas lajmeve se Izraeli po planifikonte dërgimin e ushtarëve në qytetin Rafah dhe në “Korridorin e Filadelfit” vijës kufitare mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Qeveria e Tel Avivit kërkon të kontrollojë “Korridorin e Filadelfit” vijës kufitare mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit ndërsa Kajro e kundërshton këtë.

Shtypi izraelit javën e kaluar shkroi se presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi refuzoi kërkesën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për bisedë telefonike.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...