Specialisti i Njësisë Meteorologjike Indiane (IMD), Atul Kumar Singh, në një deklaratë tha se temperaturat nuk kanë zbritur nën 43,5 gradë
Njoftohet se numri i personave që kanë humbur jetën nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë ditët e fundit është rritur në 166, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratave të autoriteteve, 166 persona, 119 në shtetin Uttar Pradesh dhe 47 në shtetin e Biharit, kanë humbur jetën për shkak të vapës intensive që ka qenë efektive në vend ditët e fundit.
Në qytetin Ballia, Uttar Pradesh, personat që janë dërguar në spital për shkak të vapës nuk janë pranuar me arsyetimin se ishte tejkaluar kapaciteti, ndërsa morgu i spitalit ka qenë i mbushur, ndaj familjarët e të vdekurve janë detyruan të merrnin kufomat në shtëpitë e tyre.
Kryeministri i shtetit Uttar Pradesh, Yogi Adityanath, ka deklaruar se janë marrë masat e nevojshme për të siguruar energji të pandërprerë për funksionimin e qetë të klimave dhe ftohësve.
Adityanath u kërkoi qytetarëve të bashkëpunojnë me qeverinë për të shmangur shpërdorimin e energjisë elektrike.
Specialisti i Njësisë Meteorologjike Indiane (IMD), Atul Kumar Singh, në një deklaratë tha se temperaturat nuk kanë zbritur nën 43,5 gradë dhe se kanë paralajmëruar autoritetet për këtë çështje edhe më parë.
Nga ana tjetër, në Patna, kryeqyteti i shtetit Bihar, janë mbyllur të gjitha shkollat deri më 24 qershor.