17/06/2024

Inspektorati i Punës: Ulje e jashtëzakonshme e vdekjeve në vende pune, këtë vit nuk është asnjë rast

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rritja e numrit të inspektimeve, ka ndikuar në uljen e aksidenteve me fatalitet në vende pune. Kështu thuhet në një publikim të Inspektoratit të Punës, ku janë paraqitur shifrat e aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për tri vitet e fundit.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës, vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2022 janar- qershor kanë qenë 6 raste të vdekjes në vende pune. Në vitin 2023 janë nëntë aksidente me fatalitet. Ndërkaq në  gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, sipas Inspektoratit të Punës nuk ka asnjë aksident me fatalitet në vende  pune.

“Përmirësim i rëndësishëm në sigurinë në vendin e punës! Jemi të lumtur të njoftojmë një ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për periudhën janar – qershor gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e inspektoratit.

Sipas Inspektoratit të Punës ky sukses është arritur falë rritjes së numrit të inspektimeve.

“Kemi trefishuar numrin e inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë.  Prania në sektorët me rrezik të lartë: inspektorët tanë të punës kanë mbajtur një prani të fortë në sektorët me rrezik të lartë, duke ofruar udhëzime dhe duke zbatuar standardet e sigurisë. Këto përpjekje kanë dhënë rezultat, duke krijuar një mjedis pune më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...