21/09/2024

Inspektoriati mbyll mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate për pesë ditë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se janë mbyllur mbi 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate.

Respektivisht, Inspektoriati Qendror I Mbikqyrjes së Tregut ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimi në  qendra masazhi dhe lokale ku ofrohet argëtimi përmes muzikës së natës.

Po ashtu, gjatë inspektimit 90 operatorëve ekonomikë i janë shqiptuar 50 gjoba.

Aksioni u zhvillua nga 3 deri më 8 qershor.

“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave ligjore që ka, do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ndërmerren masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë si dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...