17/06/2024

Instagram teston një veçori ku lejon njerëzit të shohin postime në feed-in e tyre vetëm të përdoruesve me ‘tickun’ blu

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Instagram po teston një veçori ku lejon përdoruesit të shohin postime vetëm nga përdoruesit e verifikuar, sipas kreut të Instagramit Adam Mosseri.

“Ne po e eksplorojmë këtë si një kontroll të ri për njerëzit dhe një mënyrë që bizneset dhe krijuesit të zbulohen”, tha Mosseri

Për të shikuar postimet e personave të verifikuar në feed-in tuaj duhet të klikoni tek logoja e aplikacionit dhe aty më pas do të shfaqen tre opsione, në mesin e tyre edhe “Meta Verified”.

Dy opsionet e tjera, përfshijnë “Favorites” dhe “Following”.

Në fillim të këtij viti, Meta prezantoi mundësinë për të paguar për shenjën blu në Instagram dhe Facebook. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...