13/09/2024

Instituti për Studimin e Luftës (ISW):Rusia po i dërgon dhunshëm në burrat në frontin e luftës në Ukrainë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

RTI

Media e opozitës ruse Verstka njoftoi më 3 qershor se zyrtarët ushtarakë rusë kishin filluar të dislokonin me forcë qindra ushtarakë, të cilët kishin refuzuar të angazhoheshin në luftime në frontin e Ukrainës, veçanërisht në rajonin verior të Kharkivit dhe në rajonin e Donetskut në maj 2024.

Verstka raportoi se disa ushtarë ishin detyruar të dilnin vullnetarë për t’u vendosur përmes abuzimit fizik. Të tjerët u morën me forcë nga qelitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe u transportuan në vijën e frontit.

Të paktën 170 ushtarakëve u janë anuluar gjyqet dhe janë dërguar në Ukrainë pa dijeninë e autoriteteve ligjore, duke përfshirë hetuesit, prokurorët dhe avokatët.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) beson se forcat ruse nisën një ofensivë në rajonin verior të Kharkivit, kur grupimi verior i forcave nuk kishte fuqi.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...