Skuadra Inter Milan e ka mposhtur bindshëm AC Milanin me rezultat 3:0.
Golin e parë të këtij takimi e realizoi mesfushori Federico Dimarco në minutën e 10-të, njofton Klan Kosova.
Pas 11 minutash, sulmuesi Edin Dzeko, arriti që ta ngritë epërsinë në 2:0.
Lautaro Martínez shënoi në minutën e 77-të, kështu duke e thelluar epërsinë në 3:0.
Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Super Kupës së Italisë.