05/07/2025

Inzaghi i lumtur pas fitores ndaj Torinos

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Interi ka marrë një fitore me shumë vuajtje ndaj Torinos me rezultat minimal 1-0.

U desh të vinte fundi i ndeshjes për të gjetur vendasit golin e tre pikëve me autor Marcelo Brozovic.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për Dazn pas ndeshjes, duke e cilësuar si një fitore shumë të rëndësishme atë ndaj Torinos.

“Një fitore shumë e rëndësishme dhe e dëshiruar gjatë 90 minutave ndaj një kundërshtari shumë të vështirë. Pas disfatës së mërkurës e dinim se duhej të fitonim dhe jam i lumtur që ia dolëm”.

“Donim ta fitonim këtë duel dhe ne jemi Interi dhe e kemi detyrim të fitojmë. Të shoh një ekip që lufton kështu më bën vërtetë të lumtur”, tha Inzaghi.

“Fitoret japin vetëbesim, po rritemi si individualisht ashtu edhe si ekip”, u shpreh tutje trajneri italian.

Me këtë fitore Inter ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në Serie A.

Ndeshjen e radhës Neroazzurët e zhvillojnë në udhëtim te Udinese.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...