20/06/2024

Iraku bllokon funksionimin e Telegram

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e telekomunikacionit e Irakut tha se ka bllokuar aplikacionin e mesazheve Telegram për shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe për të ruajtur integritetin e të dhënave personale të përdoruesve, për të cilat tha se aplikacioni i kishte keqpërdorur.

Aplikacioni përdoret gjerësisht në Irak për dërgim të mesazheve, por edhe si burim lajmesh dhe për shpërndarje të përmbajtjeve të ndryshme.

Disa kanale përmbajnë sasi të mëdha të të dhënave personale duke përfshirë emrat, adresat dhe lidhjet familjare të irakianëve, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Ministria tha në një deklaratë se i kishte kërkuar aplikacionit të mbyllë “platformat që nxjerrin të dhënat e institucioneve zyrtare shtetërore dhe të dhënat personale të qytetarëve, por kompania nuk iu përgjigj dhe nuk u mor me asnjë nga këto kërkesa”.

“Ministria e Komunikacionit konfirmon respektimin e të drejtave të qytetarëve për lirinë e shprehjes dhe komunikimit, pa cenuar sigurinë e shtetit dhe institucioneve të tij”, thuhet tutje në deklaratë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...