15/03/2025

ZV/kryeministri Bislimi kërkon me urgjencë zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se zbatimi i udhërrëfyesit për Marrëveshjen për energjinë është çështje urgjente.

“Mospagesa nxit veprimtaritë kriminale në kosto të taksapaguesve dhe mjedisit. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet. Ne presim dhe kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), duke kërkuar implementimin e udhërrëfyesit për energjinë.

Në fakt, Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e BE-së ishin dakorduar për udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjes për energjinë të vitit 2013 që lidhet me çështjen e faturimit të energjisë së shpenzuar nga qytetarët në komunat veriore të Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...