27/07/2024

Ish-deputeti Haxhi Shala dërgohet në Hagë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala është dërguar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Lajmin për ‘KALLXO.com’, e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

“Po, është dërguar në Hagë”- ka thënë ai.

Shala u arrestua në vazhdën e aksioneve të ZPS në kuadër të procesit hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Lidhur me këtë Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë, nuk ka dashur të komentojë këtë rast, por vetëm ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar operacione në Kosovë.

“ZPS po kryen operacione në vazhdimësi dhe nuk ka asnjë koment të mëtejshëm” – është shprehur Christopher Bennett në një përgjigje zyrtare.

Që nga fillimi i muajit nëntor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kryer disa bastisje në Kosovë, duke përfshi pronat e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit.

ZPS kishte njoftuar se operacionet janë zhvilluar në një proces hetimor në drejtim të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë.

ZPS në noftimin e saj të mëhershëm kishte deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

Gjithashtu gjatë këtij viti, në Gjykatën Speciale janë intervistuar disa persona të cilëve u ishin konfiskuar telefonat, në mesin e tyre edhe ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i cili kishte punuar si këshilltar i Thaçit.

Aktualisht, në Dhomat e Specializuara janë duke u zhvilluar disa raste gjyqësore, përfshirë edhe rasti ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...