13/06/2024

Ish-deputeti i VV-së: Është përçarë populli, faji është i kësaj qeverie

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Fatmir Humolli, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se puna është i përçarë dhe për këtë fajtor sipas tij është Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti.
Humolli ka folur edhe për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.

Ai ka deklaruar se votimi i këtij projektligji pas publikimit të përgjimeve të shefes së grupit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte një mesazh që ata deputetë janë me Mimozën.

Sipas tij kjo ka qenë nënçmim për elektoratin, pasi thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të tjera premtime gjatë fushatës.

“Sikur mos të ishin këta luftëtarë që nuk e dinë çka është lufta, çka është procesi politik. Unë mendoj që më pas trimërohet Serbia”, ka thënë ai.

”Është në kundërshtim me misionin që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje. Nëse e nënçmon elektoratin edhe kjo është ofenduese, sepse vendimi kur është marrë prej deputetëve të Vetëvendosjes kundër kësaj kategorie kohën kur u dëgjua çfarë ka folur shefja e grupit, pastaj kur votuan deputetët treguan që ne jemi me Mimozën duke e nënçmuar elektoratin”, ka deklaruar Humolli në televizionin T7.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...