13/09/2024

Ismaili: Rritja ekonomike prej 4.2% në Kosovë më 2024

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili gjatë prezantimit vjetor ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2024 pritet të jetë 4.2 për qind, mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti.

Ismaili para gazetarëve tha se projeksionet e BQK-së për shkallën e inflacionit në tremujorin e fundit sugjerojnë për një ngadalësim të ritmit në 2.9 për qind, ndërkohë që mesatarja e vitit 2023 pritet të jetë 5.1 për qind.

Sipas tij, sa i përket treguesve makroekonomik, rritja ekonomike në Kosovë sipas BQK-së në vitin 2023 pritet të jetë 3.4 për qind, derisa për vitin 2024, pritet një rritje më e lartë prej 4.2 për qind, mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe eksporti.

Për sa i përket sfidave në ekonominë e vendit në vitet vijuese, sipas guvernatorit Ismaili, marrë parasysh liberalizimin e vizave në vitin 2024 dhe dilemave te ngritura rreth ndikimeve potenciale në fuqinë punëtore (tregun e punës) dhe në ekonomi në përgjithësi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka përfshirë këtë ndikim në supozimet e skenarit bazë të projektimit të BPV-së për vitet 2024 dhe 2025.

“Vlerësimet e BQK-së konsistojnë në ndikim të ultë në periudha të shkurtra kohore, ndërkohë që ngjashëm me vendet e rajonit, praktikat sugjerojnë se bizneset përpiqen të neutralizojnë këtë ndikim në tregun e punës”, tha ai.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...