14/04/2024

Konjufca: Edhe mund të kemi zgjedhje të parakohshme

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti. Këtë ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Zgjedhjet e parakohshme, ai i lidhi me zhvillimet që priten të ndodhin në Kosovë ndërsa më herët zyrtare të Vetvendosjes kanë nxjerrë të dhëna sondazhesh që sipas tyre i japin sërish një fitore të madhe.

Në një intervistë në Klan Kosova Konjufca tha se: “Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”.

“Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...