18/05/2024

Izraeli mban në burgje 53 gazetarë palestinezë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Izraeli mban 53 gazetarë në burgjet e tij, përfshirë 43 të cilët u arrestuan pas shpërthimit të luftës kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, thanë sot grupet që merren me çështjet e të burgosurve palestinezë, transmeton Anadolu.

“Okupatori izraelit mban 53 gazetarë në burgjet dhe kampet e tij, përfshirë 43 të cilët u arrestuan pas 7 tetorit 2023”, thanë Shoqata Palestineze e të Burgosurve dhe Shoqata “Addameer” për Mbështetjen e të Burgosurve dhe të Drejtat e Njeriut me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Dy institucionet thanë se forcat izraelite kanë arrestuar dhe ndaluar gjithsej 70 gazetarë pas shpërthimit të luftës, përfshirë 43 të cilët aktualisht po mbahen në burgjet e tyre.

Ato theksuan se “katër gazetarë nga Rripi i Gazës janë ende në zhdukje të detyruar”. Në deklaratën e tyre të përbashkët, dy grupet palestineze thanë se arrestimet flasin për “politikat sistematike të përdorura nga regjimi okupues gjatë shumë dekadave kundër gazetarëve palestinezë”.

Të paktën 141 gazetarë dhe profesionistë të medias janë vrarë dhe më shumë se 70 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite, krahas arrestimit të dhjetëra të tjerëve gjatë luftës izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha të enjten Zyra Mediale e Qeverisë me qendër në Gaza.

Izraeli ka zhvilluar ofensivë të ashpër në enklavën palestineze që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë rreth 1.200 njerëz.

Mbi 34.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa më shumë se 77.800 të tjerë janë plagosur, krahas shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...