Xhamia e Madhe Omari në Gaza, e njohur gjithashtu edhe si Xhamia e Madhe e Gazës, tashmë është e gjitha nën rrënoja si pasojë e sulmeve izraelite.
Gjatë bombardimeve të saj në Rripin e Gazës, ushtria izraelite shkatërroi këtë xhami e cila daton nga shekulli XIV.
Me tipare arkitekturore nga periudha mamluke dhe osmane, Xhamia e Madhe Omari është xhamia e tretë më e madhe në Gaza.
Duke filluar nga 7 tetori, Izraeli ka shkatërruar nëntë shtëpi botuese dhe biblioteka në gjithë Rripin e Gazës.
Gjithashtu, ka shkatërruar pjesërisht ose plotësisht 21 qendra kulturore, tri studio arti dhe 20 ndërtesa historike, duke përfshirë xhamitë, kishat dhe muzetë në Qytetin e Vjetër.\Mesazhi\