13/06/2025

Jakup Krasniqit i refuzohet kërkesa për lirim të përkohshëm

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim të përkohshëm, të cilën e kishte parashtruar pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarëve të Prokurorisë.

Kështu ka njoftuar Specialja përmes një njoftimi publik, transmeton Telegrafi.

Në vendimin i cili u bë publik më 11 qershor, nuk ka ende informacione që tregojnë se Krasniqi mund t’i ikë drejtësisë, por ekziston rreziku që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera ndaj atyre që cilësohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duke përfshirë edhe vetë dëshmitarët në këtë çështje.

Ndryshe, Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej vitit 2020./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...