13/04/2024

Japonia goditet nga një tërmet me magnitudë 7.6 ballë, paralajmërime për cunami

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Japonia ka lëshuar një paralajmërim të madh për cunami pas një sërë tërmetesh të forta që tronditën zonat perëndimore.

Sipas mediave të huaja tërmetet goditën Ishikawa dhe prefekturat e afërta, me një magnitudë prej 7.6 ballë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Ajo lëshoi një paralajmërim të madh për cunami për Ishikawa dhe paralajmërime për cunami të nivelit më të ulët për pjesën tjetër të bregdetit veriperëndimor të ishullit Honshu.

Hokuriku Electric Power tha se po kontrollonte për ndonjë parregullsi në termocentralet e saj bërthamore, tha transmetuesi japonez NHK.

Valë deri në 5 metra të larta besohet se po arrijnë në Noto në Ishikawa, sipas agjencisë meteorologjike.

NHK u bëri thirrje njerëzve që të iknin në “ndonjë tokë të lartë” ose në majë të ndonjë ndërtese aty pranë sa më shpejt që të ishte e mundur.

Koreja e Jugut gjithashtu paralajmëroi se niveli i detit në disa zona përgjatë bregut lindor mund të rritet pas tërmetit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...