Idriz Hasanaj, njëri nga ideatorët e parë të kampanjës #ujëpërjetë” në rrjetin social facebook ka bërë njoftimin se edhe këtë vitë do të vazhdojë kjo kampnajë në sezonin e 5 -të.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të dashur 😊
Këtë verë kemi vendosë për herë të 5-të me radhë me ri-fillu me aksionin e shpërndarjes së ujit në ditët e nxehta.
Verën e kaluar kemi arritë, me ndihmën tuaj, të shpërndajmë përafërsisht 15,000 shishe me ujë të freskët në Prishtinë. Një përqindje të tyre gjithashtu e kemi shpërndarë në Mitrovicë dhe pjesën tjetër në Prizren ku reagimet ishin mahnitëse edhe nga turistët (kjo e zbukuron shumë imazhin e kosovarëve tek ta).
Nga fillimi i aksionit para 5 vitëve e deri tash kemi arritë me i fitu afër 50,000 buzëqeshje dhe reagime fantastike si “shpërblim” për ujin.
Këtë verë po dëshirojmë me vazhdu me shpërnda pozitivitet duke shpërnda rreth 20,000 deri në 25,000 shishe të freskëta në disa vende të ndryshme të Kosovës.
Gjithashtu, duke shpërndarë disa broshura informative, kësaj here dëshirojmë ta rrisim vetëdijësimin e njerëzve për rëndësinë e ujit, në mënyrë që të jenë falenderues për të dhe ta përdorin me kujdes.
Une po e hapi aksionin me 50€, ndërsa ju mundeni me kontribu me aq sa të jau don zemra ❤
Shuma e nevojshme është 3,500€.
Qysh me kontribu? Veç komento poshtë këtij postimi shumën me të cilën po ke dëshirë me kontribu, tjerat i flasim në privat 😊
Gjithçka do të dokumentohet dhe do të jetë transparente, si çdo vit.
Postimet zyrtare mund t’i ndjekni te faqja Ujë për jetë, ku dhe mund të shihni punën tonë vullnetare deri më tani.
Faleminderit shumë ju që dhuroni të holla dhe një falenderim i veçantë gjithashtu për ekipën e vullnetarëve të palodhshëm të cilët çdo verë e menaxhojnë kampanjën.
PS: Shpërndarja e ujit fillon rreth mesit të muajit gusht.
#flladitepak #ujeperjete #lëmoshamëemirë – Sezona e 5