21/04/2024

Kasami: Nuk do të lejojmë të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka marrë pjesë në promovimin e një rruge të re në Tetovë, ndërsa në paraqitjen e tij para mediave, ai foli për disa çështje tjera.

I pyetur për partitë opozitare shqiptare, gjegjësisht anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai tha se kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin dhe se nuk do të lejojnë që të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat prej 30 ditëve kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë partitë për ndryshim në KSHZ. Nuk qëndron pohimi i kryetarit të Kuvendit se KSHZ mund të funksionojë me një anëtar më pak. Me këtë ai mundohet t’ia mohojë këtë të drejtë opozitës. Ligji është i qartë. Kryetari i Kuvendit nuk i ka dërguar letër Aleancës për Shqiptarët, por dy partive tjera, duke shkelur kështu ligjin”.

“Kjo tregon që qeveria përmes disa partive satelit, mundohen që t’ia pamundësojnë opozitës shqiptare të mos kenë anëtarë në KSHZ. Ne nuk do të lejojmë që të shkojmë kështu në zgjedhje, pasi kjo është jo demokratike”, tha Kasami.

Ndërsa i pyetur për rrogat e shkollave fillore, Kasami tha se bëhet fjalë për gabim teknik në ribalancin e mjeteve dhe se kjo çështje do të tejkalohet dhe se nesër ose pasnesër rrogat do të kalojnë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...