13/06/2024

Kastrati, KFOR-it: FSK ka detyra ushtarake e jo civile

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka folur rreth deklarimit të KFOR-it, për dronët Bayraktar TB2, të prezantuar nga Kosova, e që sipas forcës shumëkombëshe KFOR mund të përdoren vetëm në koordinim me ta.
Ndërkohë, Kastrati tha se hapësirën e lartë në Kosovë e kontrollin Hungaria, kurse hapësirën e ulët e kontrollon KFOR-in.

Duke folur rreth deklaratës së KFOR-it, se do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve, asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkimi dhe shpëtimi dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është ushtri.
“Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë të KFOR-it, ndoshta e kanë bërë këtë deklaratë për t’ia bërë qefin dikujt. Mirëpo FSK-ja që nga viti 2018 është ushtri me mision ushtarak”, tha Kastrati në RTK.
Ndryshe KFOR-i ka sqaruar për medie se përdorimi i të gjitha kategorive të dronëve, duke përfshirë “Bayraktar TB-2”, bëhet në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se komandanti i KFOR-it, ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...