22/06/2024

Lushtaku thotë se Turqia ka njoftuar Qeverinë se blerja e dronëve është bërë fal raportit dhe respektit ndaj Hashim Thaçit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm, blerjen e dronëve Bajraktar për Kosovën.

Lushtaku ka akuzuar Kurtin se për dezinformim të opinionin publik.

“Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”, ka shkruar ndër të tjera Lushtaku.

Postimi i plotë i tij:

Blerja e Dronëve Bajraktar për Kosovën, është lajm i mrekullueshëm!

Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë.

Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme.

Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!

Urime Kosovë!

Teşekkürler Başkan Erdoğan,

Teşekkürler Türkiye!

Mergim Lushtaku

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...