11/07/2025

Kelmendi në Hagë: Takova Thaçin, Veselin, Selimin e Haradinajn, ishin afër njëri tjetrit siç ishin në luftë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-zëvendëskryeministri dhe afaristi i njohur, Ramiz Kelmendi, ka qëndruar për vizitë në Hagë ku është takuar me ish-drejtuesit e UÇK-së.

“Takova ish-Presidentin e Republikës z.Hashim Thaçi, ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli, ish-Deputetin e Kuvendit të Kosovës z.Rexhep Selimi dhe ish-N/Kryetarin e OVL të UÇK-së z. Nasim Haradinaj”, ka njoftuar Kelmendi në Facebook, i cili ka treguar edhe arsyen pse nuk është takuar me Jakup Krasniqin.

“Keqardhje që për shkak të disa procedurave teknike, krejt legjitime, nuk arrita ta takojë edhe ish-Kryetarin tjetër të Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi”.

Qëllimi i vizitës sipas Kelmendit ishte mbështetja për ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së për të përballuar “izolimin e padrejtë të tyre”.

Ai ka dhënë detaje edhe për gjendjen e tyre shëndetësore dhe emocionale.
“Që të gjithë janë mirë me shëndet, të shoqëruar e unik, afër njëri tjetrit siç ishin në luftë. Të bindur e të paluhatshëm në luftën e drejtë të Kosovës dhe UÇK-së”.

Afaristi ka përcjellë edhe përshëndetjet e tyre.

“Përcjell me këtë rast, përshëndetjet e tyre për kombin shqiptar. Kam dalur nga takimi, i frymëzuar me krenarinë që e kishin”, ka shkruar tutje
Kelmendi./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...