08/07/2025

KËSHILLA DREJTUAR MËSUESIT

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mësuesi duhet ta ndiejë madhështinë e përgjegjësisë dhe amanetit që e bart mbi supet e tij, që të edukojë breza dhe të përgatitë umet, prandaj mos e tradhtoni amanetin. Profeti, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë: “Secili prej jush jeni barinj dhe secili prej jush është përgjegjës për kopenë e vet.”

Allahu thotë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal: 27)

Nga amaneti është:

– Përgatitja e mirë e mësimeve, zotimi i lëndës dhe shpjegimi kualitativ.

– Mosangazhimi i nxënësve me atë që nuk u bën dobi.

– Mosvonimi për në orë ose ligjëratë pa arsye.

– Barazi me të gjithë nxënësit dhe të mos u kushtojë rëndësi disa nxënësve në llogari të nxënësve të tjerë.

– Kontrollim i nxënësve, që të mos angazhohen me muhabete ose gjumë.

Mësuesi duhet të përpiqet në maksimum që të jetë shëmbëlltyrë e mirë për nxënësit, e sidomos në një kohë ku roli i mësuesit është ulur tepër, ambiciet janë dobësuar, dhënia pas dëfrimit është shtuar dhe fëmijët si shëmbëlltyrë i marrin të degjeneruarit. Për të mos ndodhur e gjithë kjo, mësuesi duhet të punojë shumë që të jetë shëmbëlltyrë e mirë.

Mësuesi për mësimdhënien e tij duhet të llogaritë në shpërblimin e Allahut si thirrje për në fenë e Allahut me mençuri dhe këshilla të bukura. Sa i riu hapat e parë të udhëzimit i ka bërë në shkollë nga ndikimi i mësuesit të tij, me sjellje, dije dhe vepër.

O ti mësues, sa mirësi e madhe është kur i sheh nxënësit e tu si garojnë për në rreshtin e parë në xhami, si nxitojnë për në tubime të dijes dhe ndeja të hairit, shkaku i këshillave dhe fjalëve që i kanë dëgjuar prej teje.

Edukata vjen para arsimit. Shkolla është shtëpia e dytë e fëmijës, prandaj udhëzimi i tij për në moral është më i mirë sesa të ushqyerit e tij me informacione! Mbjelljua në shpirt nxënësve amanetin, sinqeritetin, virtytshmërinë, moralin e mirë, virtytet e larta dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Edukoji nxënësit me rrëfimin e ndonjë tregimi dhe ndodhie.

Mësoja nxënësit fjalët profetike dhe shprehjet e mira se si të fillohet me fjalën bismilah (me emrin e Allahut) para fillimit të orës ose para çdo pune të mirë, dhe shpjegoja se si gjatë gëzimit bëhet falënderimi i Allahut me fjalë dhe me vepra.
Me nxënësit bëhu i butë dhe i mëshirshëm sikurse prindi me fëmijën e vet. Duro dhe llogarit në shpërblimin e Allahut kur prej tyre buron ndonjë sjellje e keqe ose mangësi, duke e ndjekur kështu fjalën e edukatorit të madh, Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha: “Unë jam dërguar që t’jua mësoj fenë dhe për ju jam në gradën e prindit.”

Kujdesu për ndjenjat e nxënësve, mos i turpëro dhe mos i emërto me emra të këqij. Disa mësues i emërtojnë nxënësit me emra specifikë dhe ata iu mbeten derisa të vdesin. Ka edhe raste kur mësuesi me disa fjalë ua ul nxënësve aspiratat duke iu thënë: “Kjo pyetje është më e pavlerë që e kam dëgjuar në jetën time”, “budalla budalla”, “nuk kam parë budallallëk sikurse ky”, e të ngjashme to!

Ndëshkimi i nxënësve nuk bëhet çdoherë me rrahje. Disave u përshtatet kjo metodë, e disa të tjerëve jo. Disave u përshtatet shikimi i tyre me hidhërim ose heshtja e papritur e tyre nga të folurit, disave u përshtatet ulja e notës ose distancim i lehtë prej tij.

Kujdes nga sharja, ofendimi dhe fyerja në origjinë: “Besimtari nuk është fyes, e as mallkues, as vulgar, e as gojëfëlliqur.”

Nëse mësuesi detyrohet që ta ndëshkojë nxënësin, të mos harrojë se qëllimi i ndëshkimit është që nxënësi të mos e përsëritë sjelljen e padëshiruar, e jo hakmarrja. Prandaj, ashpërsia dhe forma e ndëshkimit duhet të jenë sipas gabimit të bërë.
Nxënësi duhet ta mësojë se pse po ndëshkohet, nuk duhet të dëmtohet e as të rrahet në vende të ndjeshme të trupit si në fytyrë dhe jo të rrahet gjatë zemërimit.

Mësuesi duhet të mundohet që t’i zbulojë talentet e fëmijëve dhe t’i nxjerrë fuqitë e tyre të brendshme, si dhe ta mbjellë shpirtin garues të drejtë në mes tyre.

Dr. Muhamed Salih el-Munexhid

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...