Ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike të Aleancës po kryejnë patrulla përgjatë vijës kufitare në veri.
“Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Dislokimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon për të përmirësuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe patrullimin përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas KFOR-it, shtimi i trupave të KFOR-it “bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Evropë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”. /Telegrafi/