15/06/2024

Panairi i bizneseve shqiptare ne Vjenë të Austrisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Panairi i bizneseve shqiptare është mbajtur në Vjenë të Austrisë ku të pranishme kanë qenë kompani shqiptare nga Austria, Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria.

Në këtë panair janë prezantuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë atje, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etj.

Sipas Yll Blakaj, kryetari i “Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare” qëllimi i këtij panairi i cili është i katërti me rradhë është bashkëpunimi i kompanive, rrjetëzimi dhe shtimi i exportit dhe importit mes Kosovës dhe Austrisë.

“Panairi ka shkuar mirë. Sigurisht që presim rezultate në të ardhmen, është hera e katërt që mbahet panairi i bizneseve shqiptare. Motoja e panairit është që produktet nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina dhe Mali Zi të gjejnë tregun e tyre në Evropë. Kjo më së miri bëhet duke u takuar, duke pasur mundësi të bisedojnë me biznese shqiptare këtu. Exporti në Kosovë është rritur 70%. Bizneset kanë nevojë për lidhje, me u taku”, është shprehur ai.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...