Kina do të kufizojë eksportin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për shkak të frikës se po shfrytëzohen në luftën e Ukrainës.
Qeveria e Xi Jinping ka miratuar zyrtarisht një qëndrim neutral ndaj pushtimit rus të Ukrainës – pavarësisht lidhjeve miqësore me Moskën, raporton skynews.
Firma kineze, DJI Technology Co – një nga konkurrentët kryesorë të industrisë globale – është tërhequr gjithashtu nga Ukraina dhe Rusia për të parandaluar përdorimin e dronëve të saj në luftime.
Pekini është kritikuar prej të dyja palëve se mund të përdorin drone të prodhuar nga Kina për zbulim dhe ndoshta sulme në Ukrainë. /Telegrafi/