Komuna e Tetovës njofton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e premte (11.08.2023) do të qëndrojë për vizitë në qytetin e Tetovës.
Nga Komuna e Tetovës kanë publikuar edhe agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në Tetovë.
16:00 – Arritja në komunën e Tetovës
16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.
17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.
17:30-17:45 – Fshati VICË – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.