30/11/2023

Komuna e Malishevës: 215 qytetarë të helmuar, situata drejt normalizimit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se deri më tani 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit.

Situata ka filluar të normalizohet, këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi ku sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet.

“Situata e përgjithshme nga helmimi i dyshuar nga ushqimi, gjatë pasditës së sotme ka filluar të shkoj drejt normalizimit, por pavarësisht kësaj, monitorimi dhe kujdesi i shtuar do të vazhdoj nga ana e personelit së Qendrës Kryesore  të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe organeve tjera kompetente

Stabilizimin e situatës e ka konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Sipas tij, gjatë pasditës situata ka filluar të normalizohet.

Po ashtu sipas të dhënave nga ana QKMF-së në Malishevë, deri më tani, 215 persona kanë kërkuar ndihmë dhe shërbime shëndetësore, si pasojë e dyshimit të helmimit ”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...