07/11/2024

Ministri i Jashtëm turk takohet me kreun e Ligës Arabe në Kajro

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Jashtëm i Turqisë sot u takua me kreun e Ligës Arabe në Kajro gjatë vizitës së tij në Egjipt, transmeton Anadolu.

“Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan u takua me Ahmed Aboul Gheit, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe, në Kajro”, tha Ministria e Jashtme turke në “X”.

Fidan po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Egjipt me ftesë të homologut Sameh Shoukry.

Fidan zhvilloi takime të ndara me presidentin Abdel Fattah El-Sisi dhe kryeministrin Shoukry.

Gjatë vizitës së tij, Fidan u takua gjithashtu me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila erdhi në Egjipt për të trajtuar krizën aktuale të Lindjes së Mesme.

Vizita e tij vjen ndërsa konflikti midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit po hyn në javën e dytë, kurse Rripi i Gazës në kufi me Egjiptin po përballet me sulme ajrore izraelite, një ndërprerje të shërbimeve bazë dhe një urdhër që mbi 1 milion banorë të evakuojnë shtëpitë e tyre në veri dhe shkojnë në jug.

Turqia deri më tani ka dërguar tre avionë me ndihma humanitare në një aeroport egjiptian me shpresën për t’i dërguar në Gazën fqinje.

Konflikti i Lindjes së Mesme është një nga temat kryesore në bisedimet e tij në Egjipt, së bashku me lidhjet dypalëshe dhe çështje të tjera rajonale.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...