14/10/2025

Komuna e Prishtinës vendos: Transport urban falas për komunitetin arsimor dhe shëndetësor

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht se duke filluar nga 1 tetori 2025, hyn në fuqi vendimi për lirim nga pagesa e transportit urban për një numër të madh të qytetarëve që janë pjesë e sistemit arsimor dhe shendetsor në kryeqytet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka miratuar një vendim të rëndësishëm që hyn në fuqi nga 1 tetori 2025, i cili synon të lehtësojë barrën financiare për punonjësit në sektorin publik dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Sipas vendimit të nënshkruar më 24 shtator 2025, nga kjo datë lirohen nga pagesa për përdorimin e transportit urban këto kategori:

  1. Stafi shëndetësor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit;
  2. Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë:
    • Institucionet parashkollore,
    • Arsimin fillor dhe të mesëm të ulët,
    • Arsimin e mesëm të lartë;
  3. Institucionet vartëse të Komunës së Prishtinës në të gjitha nivelet;
  4. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të Kryeqytetit;
  5. Të gjithë studentët e Komunës së Prishtinës.

Vendimi do të zbatohet nga ndërmarrja publike “Trafiku Urban” Sh.A., e cila do të jetë përgjegjëse për realizimin e kësaj mase lehtësuese.

Ky vendim është pjesë e përpjekjeve të Komunës për të përkrahur komunitetin arsimor dhe shëndetësor, dhe për të nxitur përdorimin e transportit publik, duke kontribuar njëkohësisht në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe të ngarkesës në trafik.

Komuna fton të gjitha kategoritë përfituese që të përgatiten për këtë ndryshim dhe të informohen për procedurat teknike të identifikimit për shfrytëzimin e këtij shërbimi falas.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...