26/07/2024

Konfirmohet vdekja e këmbësorit në Prishtinë, ngasësja shoqërohet në Stacionin Policor

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një person ka mbetur i vdekur sot si pasojë e një aksidenti te Ministria e Arsimit në Prishtinë, shkruan Reporteri.net. 

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha për gazetën online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në Stacion Policor”, përfundoi Ahmeti./Reporteri.net/.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...