08/10/2024

Konjufca: Vuçiqi po kërcënon Kosovën, por nuk na bënë përshtypje, nuk frikësohemi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para mediave ka thënë se strukturat paralele serbe janë hequr nga Kosova dhe se po vazhdojnë të hiqen edhe sot e kësaj dite.

Sipas tij, kanë mbetur edhe disa struktura paralele të tjera, siç tha ai “nuk kemi pse të ngutemi shumë, është në rrugë të mbarë ky proces “.

“Sturkturat paralele tash gradualisht janë hequr prej Kosovës, po vazhdojnë të hiqen edhe sote kësaj dite kur po flasim, mirëpo ajo substanca e tyre do të thoja ajo është hequr, kanë mbetur disa të tjera por në vazhdimësi nuk kemi pse të ngutemi shumë është në rrugë të mbarë ky proces” – ka thënë Konjufca.

Konjufca para mediave ka folur edhe për shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, teksa tha se Vuçiqi po kërcënon në Republikën e Kosovës, shkruan teve1.info

Por, Konjufca tha ky kërcënim nuk i bënë shumë përshtypje, duke thënë se nuk frikësohen e as nuk shqetësohen, sepse në veri të vendit ndodhet institucionet e sigurisë e të Kosovës.

“Vuçiqi po tenton mi rujt ato që nuk i ka më edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës për shtyp, mirëpo ky është një kërcënim i cili me thënë të drejtën nuk është se na bënë shumë përshtypje, ne nuk frikësohemi, shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politke, janë komunat që funksionojnë edhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marr pjesë në procesin politik edhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik”, tha para mediave kryetari i Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...