08/10/2024

Punëtorët teknikë të Kuvendit paralajmërojnë bojkotim të shërbimeve, kërkojnë pagë 550 euro

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë rritje pagash, duke paralajmëruar se nuk do të kryejnë më shërbimet e tyre nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, theksoi se, pavarësisht nënshkrimit të pagës minimale prej 350 eurosh nga qeveria, këta punëtorë vazhdojnë të marrin vetëm 275 euro.

“Duam t’i tregojmë fytyrën deputetëve dhe qeverisë që, edhe përkundër nënshkrimit të pagës minimale prej 350 euro, këta punëtorë që punojnë këtu marrin pagë 275 euro,” deklaroi Azemi.

Azemi shtoi se, përkundër bisedimeve të shumta, nuk është arritur asnjë marrëveshje, dhe punëtorët tani kërkojnë pagë prej 550 eurosh.

“Ka ardhur koha dhe momenti që edhe ne t’i kërkojmë të drejtat tona,” tha ai.

E njëra nga punëtoret theksoi se pagat i kanë shumë të ulëta dhe se punojnë me orar të stërzgjatur.

“Pagat ne i kemi shumë të ulët 275 euro ne i kemi pagat mujore këtu. Punojmë 8 orë, kur është seanca ne punojmë me ora të stërzgjatur, nuk paguhemi, udhëtimi nuk na paguhet, shujta e ushqimit nuk na paguhet, nuk na paguhet, që 20 vite punoj mua nuk me paguhet as një ditë shtesë”, u shpreh ajo.

Punëtorët paralajmërojnë se nuk do të rifillojnë shërbimet e tyre përderisa nuk nënshkruhet një kontratë që garanton pagën e kërkuar prej 550 eurosh.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...