18/07/2024

Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë për 110 vjetorin e pavarësisë – përmbledhje e deklaratave

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, u mblodhën sot (e diel) në Tiranë për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në mbledhjen e parë të përbashkët midis dy parlamenteve, ​duke shënuar kështu nivelin më të lartë të bashkëpunimit në historinë e parlamentarizmit të të dyja shteteve.

Me praninë e kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti, anëtarëve të tjerë të kabineteve qeveritare të të dyja shteteve dhe të ftuarve të tjerë, mbledhja filloi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit të Republikës së Kosovës.

Bashkëkryesuesit e kësaj mbledhjeje, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, në fjalimet e tyre përshëndetëse theksuan rëndësinë e kësaj mbledhjeje të përbashkët, si gurthemel të një tradite të re të bashkëpunimit ndërparlamentar.

Nikolla, në fjalën e saj tha se kjo është një ditë e bekuar dhe se bashkësia shqiptare në rajon duhet të bashkëpunojë më shumë për të krijuar jo vetëm një të ardhme më të mirë për shqiptarët, por për të gjithë rajonin.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...