18/07/2024

Shënohet 25 vjetori i daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

të fundit...

- Advertisement -spot_img

28 nëntori përveç Ditës së Flamurit, në vete ngërthen edhe shumë festa të tjera. Ndër to është ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe shënon daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Komandanti legjendar Adem Jashari sot po të ishte gjallë do t’i bënte 67 vjet.

Ai ka lindur më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skenderaj.

Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve. Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...